TIRANE - “Presidenti Bujar Nishani gënjen!!”, thotë deputeti i PS-së, Erjon Braçe, i cili ka reaguar pas takimit të sotëm mes ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri me presidenti. “Presidenti i Republikës vijon ti rrijë besnikërisht rreshtit të Partisë!!”, vazhdon shënimin në profilin e tij në Facebok, deputeti Braçe.
“Gënjen!! Ndoqa reagimin e ministrit të Punëve të Brendshme dhe u interesova se çfarë kishte ndodhur. Mësova se Presidenti i Partisë Demokratike i ishte shtuar Arben Ristanit në alibinë e turpshme ndërtuar për të mbrojtur paaftësinë epike të shefit të Shërbimit Informativ Kombëtar”, shkruan deputeti Braçe.
Sipas tij, “presidenti i Partisë paska riprodhuar: Shërbimi Informativ Kombëtar ka dhënë informacion për personat e përfshirë në vendosjen e lëndëve shpërthyese!!”.
“Unë kam parë dokumentet zyrtare mbërritur në Kuvend dhe po ju them: Presidenti Bujar Bishani gënjen!!”, shkruan deputeti Erjon Braçe në Facebook.
Sipas Braçes, “nga shtatori (kur hyri në zyra qeveria e re), deri në 4 Shkurt 2014 (kur ministri i Punëve të Brendshme tha publikisht se policia nuk ka marre asnjë informacion nga SHIK)”.
“Shërbimi Informativ Kombëtar ka informuar policinë vetëm 2 herë; Herën e parë ka dhënë një informacion të rremë verifikuar si i tillë nga policia; Herën e dytë ka dhënë informacion pasi policia kishte kryer me sukses operacionin e saj! Kjo është e vërteta!”, shkruan deputeti Braçe.
“Dhe po ju them; Kjo e vërtetë dëshmohet nga dy burime dokumentare që disponohen në Kuvend!”, përfundon shënimin e tij në Facebook deputeti Erjon Braçe.
(Në foto: Shënimi i deputeti të PS, Erjon Braçe në Facebook)
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
“Gënjen!! Ndoqa reagimin e ministrit të Punëve të Brendshme dhe u interesova se çfarë kishte ndodhur. Mësova se Presidenti i Partisë Demokratike i ishte shtuar Arben Ristanit në alibinë e turpshme ndërtuar për të mbrojtur paaftësinë epike të shefit të Shërbimit Informativ Kombëtar”, shkruan deputeti Braçe.
Sipas tij, “presidenti i Partisë paska riprodhuar: Shërbimi Informativ Kombëtar ka dhënë informacion për personat e përfshirë në vendosjen e lëndëve shpërthyese!!”.“Unë kam parë dokumentet zyrtare mbërritur në Kuvend dhe po ju them: Presidenti Bujar Bishani gënjen!!”, shkruan deputeti Erjon Braçe në Facebook.