Komisioni i ngritur nga maxhoranca për veprimtarinë e SHISH-it do të paraqesë rezultatet e hetimit të bërë gjatë këtyre muajve në këtë institucion. Kryetari i Komisionit të Sigurisë Spartak Braho ka njoftuar përfundimin e kontrollit në këtë institucion dhe ka caktuar mbledhjen e të mërkurës si ditën në të cilën do të bëhet prezantimi i rezultateve të kontrollit. Deputeti i PS-së, Pirro Lutaj si pjesë e grupit të kontrollit do të referojë përpara kolegëve rezultatet e kontrollit të cilat do të prezantohen pa praninë e kamerave. Braho u ka bërë thirrje deputetëve që të mërkurën të jenë të gjithë të pajisur me certifikatat e sigurisë.
/Shqiptarja.com








