Kryetari i grupit të Partisë Socialiste Taulant Balla akuzoi se Basha dhe Kryemadhi pasditen e sotme në protestën para parlamentit hodhën drejt policisë shishe me benzinë të mbushura në selinë blu. Balla tha më tej me ironi se Monika dhe Luli prodhuan një lloj salce speciale, kokteli molotov, se këta i kanë qejf edhe rusët.
“Shishet kishin benzinë, ishin mbushur te selia blu. Ku e keni parë ndonjëherë. Monika dhe Luli kanë prodhuar një lloj salce speciale, kokteli molotov, se këta i kanë qejf edhe rusët. Lulzim Basha është përsëritës i një marrëdhënie të dyshimtë me rusët”, u shpreh Balla në emisionin “Dritare me Rudinën”.