Shishtavec, Rama batuta: Nanon
e kam mik,nuk i kërkoj dot llogari

Shishtavec, Rama batuta: Nanon<br />e kam mik,nuk i kërkoj dot llogari
Ndalesa e radhës e kryeministrit Edi Rama ka qenë Shishtaveci i Kukësit ku ka dëgjuar mbi 1 orë problemet e banorëve të zonës. Duke folur për reformat, ekonominë, kreu i qeverisë nuk është treguar i kursyer me batuta, por u premtoi pjesmarrësve se cdo problem e në vijim do të zgjidhet.

Bashkëbisedimi i Kryeministrit me fermerët:

Banorët: Duam rrugë, na e premtuan Nano e PD


Fermer: Përshëndetje, jam nga Shishtaveci. Unë fermer jam dhe kështu jam 90% i kompletuar...
 
Rama: 90% i kompletuar? Pa hajde të të përqafoj njëherë...Ti qenke 90%, po unë që me zor u kompletova 51%...
 
Fermeri: S'ka gjë, ke kohë...

Rama: Po mo po...

Banor: Kemi probleme me ligjin 70501, nuk kemi konflikt me njëri-tjetrin, por me ligjin..

(Banorët debatojnë me tone të larta për radhën e pyetjeve)

Rama: Ti që flet kaq shumë do me bë parti të re, mos të njifshin do thoshin hajt ta ngjojmë, por s’të dëgjon njeri se të njofin.

Rama: Nuk të premtoj, se thonë nuk mban pretimet, unë me veten bëj premtime që i mbaj dhe ato që kam bërë i mbaj një më një.  Për gjatësinë që kam, s'mund të rrej. Të shkurtrit edhe mund të rrejnë. Flas për politikën, se në jetë është ajo që, i gjati shërbëtori i të shkurtit. S'kam si të fshihem, se në gjithë këtë karabina, s'kam si të fshihem. Kam vetëm mundësinë të them atë që mendoj. Gjykojeni ju kush po iu gënjen dhe kush po iu thotë të vërtetë. 

Banori: Ne na e kanë premtuar dhe stërpremtuar rrugën. Ne e duam rrugën. Kemi ardhur në këtë takim dhe kemi udhëtuar 1 orë e gjysmë. 

Rama: Unë ta kam premtuar?

Banori: Na e kanë premtuar kryeministrat para jush, na e ka premtuar Fatos Nano.

Rama: Më vjen keq, Fatosin e kam mik, por nuk i kërkoj dot llogari.

Banori: Na e kanë premtuar edhe të PD-së tetë vjet.

Rama: As atyre nuk u kërkoj dot llogari.

Banori: Na e ka premtuar edhe Bashkia...

Rama: Njëherë e kam takuar kryetarin e bashkisë Kukës, pastaj s'e di më. Më erdhi në zyrë dhe më tha, këto janë problemet. I thash do bëjmë sa kemi mundësi. 

Banor: Babain e kam socialist. Unë vij nga Anglia. Na kanë quajtur në një gazetë si spiunë serbë, ne si komunitet këtu.  
 
Rama: Mirë ne që e kemi taksitarin që jetojmë këtu me këto media, ti vëlla që jeton në Angli, ke The Guardian, ke The Independent, ç'do me këto?
 
Banor: Është një Edison Ypi që na quan spiunë të sllavëve. 

Rama: Për kë e ka shkruar?

Banori: Për ne, për komunitetin.

(ndërhyjnë edhe banorë të tjerë) jemi të fyer

Rama: Të jap vllai një këshillë, jeton në Angli, mirë ne që e kemi taksiratin me këto media këtu, ti ke The Guardian, the Independent.

Rama: PD e dëshpëruar, helm ndaj shqiptarëve
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur nga Shishtaveci, akuzave të opozitës, për mungesën e investimeve në tre vitet e kësaj qeverisje. 

Gjatë një takimi me fermerët, Rama u shpreh se ata që akuzojnë sot, kanë qenë në pushtet për 25 vite dhe kanë bërë më shumë dëme sesa punë. Kreu i qeverisë theksoi se PD po tenton të helmojë shqiptarët me dëshpërimin e saj.  

"Flasin në emër të popullit për varfërinë, por nuk e dinë se çfarë është varfëria. 20 e ca vite e kishin mundësinë dhe nuk e bënë. Kanë kaluar nga karrigia në karrige dhe nga partia në parti, për punët e tyre në emër të popullit. Këta s'kemi çfarë t'i dëgjojmë, sepse i kemi parë. Bënë më shumë dëm sesa punë, janë bërë edhe punë, por janë bërë më shumë dëme. Me të gjitha ato para që janë harxhuar, kanë dalë nga xhepi i shqiptarëve nga taksat për 25 vite me punët që janë në oborrin e shtëpisë tonë, llogaria s'del. Po të shikosh sa para janë harxhuar për ujësjellësa nga '91, sot do të kishim shtruar tubat e ujit për Shqipërinë, Kosovën dhe Tetovën. Ky është realiteti. E këta dinë vetëm të helmojnë me dëshpërimin e tyre dhe të marrin për hunde sa më shumë njerëz që dëshpërimi i pengon që të shohin shpresë dhe që lodhja ua ka sosur durimin", u shpreh Rama. 



Reformat
Kreu i qeverisë theksoi se reformat janë fokusi i punës së qeverisë, për aq koha sa ai do të jetë Kryeministër.  

"S'kam ndërmend të rri gjatë në atë zyrë, por unë kam ardhur këtu që deri kur të rri kushti të jetë të bëjmë reforma, pastaj 4 vjet, le të thonë nuk e mbajmë dot vlla, se do fillojmë me kamomil me rrena, por reformat i bëmë, se nuk do thonë më hajt tani lidhuni nëpër tela, kush ta kapi ta kapi, do vijë njeri pas do i vërshëllejë e do thotë bjere Pasqyrën, Vitrinën, Kristalin, hajde diplomat, u vu gardhi. Ne kemi vënë vetëm themelin, nuk kemi bërë shtëpinë”- tha Rama.

Nga Kukësi, një zonë e cila tradicionalisht voton të djathtën, Rama tha përmes batutave se nuk pret tifozllëk për të, por ai la të kuptohej se pavarësisht kësaj, do t'i fitojë sërish zgjedhjet edhe në 2017-ën. 

"Unë me Partizanin jam, këtu s'kam shpresë të ketë tifozllëk për mua, por Partizani do fitojë, kjo kuptohet", tha Rama, duke shtuar se, "nuk pretendoj të them se shikoni sa shumë gjëra kemi bërë për KUkësin, është e vërtetë nuk kemi bërë aq shumë"

 [gallery]19320[/gallery]

Thumbon Blushin
Kryeministri thumboi edhe Ben Blushin, duke shfrytëzuar një debat mes fermerëve se kush do të marrë fjalën i pari. “Ti që flet kaq shumë do me bë parti të re, mos të njifshin do thoshin hajt ta ngjojmë, por s’të dëgjon njeri se të njofin”, ndërhyri Rama. 

Duke iu rikthyer edhe njëherë shqetësimeve të banorëve, Rama theksoi se konfliktet për pronat kanë sjellë 8 mijë vrasje e plagosje në 25 vite. 

"8 mijë vrasje e plagosje në Shqipëri, për pronën, kjo është një masakër. Për faj të shtetit, për faj të këtyre që bëjnë teori, që na bëjnë me gisht ne për plagët që hapën vetë. Duan ta marrin sërish për budalla këtë popull, a thua se nuk ishin në pushtet për 25 vjet. Pse nuk i bënë këto?", tha Rama.  

Kryeministri Rama takim me banorët në Shishtavec ( pjesa e 1 )


Kryeministri Rama takim me banorët në Shishtavec ( pjesa e 2 )
  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s’do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Elbasan/ Bleu karburant, me kartëmonedhë 100 euroshe false, arrestohet 35-vjeçari

Elbasan/ Bleu karburant, me kartëmonedhë 100 euroshe false, arrestohet 35-vjeçari