TIRANË- Një 35-vjeçar nga Tirana është arrestuar ditën e sotme, pasi shiste akullore jashtë kushteve higjeno- sanitare.
Në pranga ka rënë L. H. si dhe është hetuar në gjendje të lirë dhe bashkëpunëtori. Këta persona prodhonin akullore në ambiente krejtësisht jashtë standardeve dhe më pas i shisnin ato, duke u bërë një rrezik serioz për qytetarët që i konsumojnë ato, kryesisht fëmijët.
Policia ka sekuestruar:
Lëndë e parë për prodhimin e akullores
Dy makineri për prodhimin e akullores
Ngjyrues boje
Një sasi e konsiderueshme qumësht pluhur
Mbi këta persona rëndon akuza për veprat penale “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrial dhe ushqimorë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.
nxirrjani emrin personit dhe biznesit: ska privatesi per kriminele si keta
PërgjigjuEmri i biznesit ???
PërgjigjuKu jane keta ne Tirone,pis milet!
Përgjigju