SHIJAK - Policia ka zbuluar dhe goditur një rrjet i shitjes së narkotikëve në Shijak. Operacioni, i koduar "Repeater", ka çuar në arrestimin në flagrancë të një 20-vjeçari Antonio Spahiu dhe shpalljen në kërkim të një 26-vjeçari Fabion Masha, i cili kishte shkelur masën e sigurisë "Arrest në shtëpi". Të dy shitnin lëndë narkotike në lokale nate dhe në lagje të qytetit të Shijakut.
'Shitnin lëndë narkotike në lokale nate dhe në lagje të qytetit të Shijakut, arrestohet në flagrancë një 20-vjeçar, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij, një 26-vjeçar, i cili kishte thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Në banesën e 26-vjeçarit, Policia gjeti qindra doza lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, një pjesë në formë boçeje në përpunim për ta ndarë në doza.', njofton policia.
Gjatë hetimeve, policia ka zbuluar qindra doza të dyshuara lënde narkotike (kanabis sativa) në banesën e 26-vjeçarit, një pjesë prej të cilave ishte në formë boçeje dhe në përpunim për t'u ndarë në doza. Gjithashtu, janë sekuestruar lënda narkotike, një peshore elektronike, një automjet dhe disa celularë.
'Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi A. S., 20 vjeç, banues në Shijak dhe u shpall në kërkim shtetasi F. M., 26 vjeç, banues në Shijak, aktualisht me masë sigurie "Arrest në shtëpi", për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi dyshohet se bashkëpunonin për shitjen e dozave të kanabisit, në Shijak.', vijon më tej njoftimi.
Hetimi ka zgjatur rreth 4 javë dhe ka përdorur metoda speciale për të zbuluar dhe ndaluar aktivitetin e paligjshëm të shitjes së narkotikëve. Materialet përkatëse i kaluan Prokurorisë për procedura të mëtejshme.
G.K/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Mars, 10:18
Nisin kualifikueset e Botërorit, si del Angli-Shqipëri?
-
Fiton Anglia
50%
-
Barazim
31.6%
-
Fiton Shqipëria
18.4%
Vota total: 566
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Durrës/ Shtriu përtokë një grua dhe i grabiti çantën, arrestohet 44-vjeçari i dyshuar! Kamera filmoi momentin e sulmit (EMRI+VIDEO)
20 Mars, 11:25
-
U ekstradua dy ditë më parë nga Spanja, GJKKO lë në burg ish-kreun e bandës së Durrësit! Lulzim Berisha mohon njohjen me Luftar Reçin: Nëse më provoni një kontakt, më dënoni si të doni
20 Mars, 09:51
-
Arrestohet nipi i ish-ministrit Lefter Koka, iu gjet armë pa leje në banesën në Durrës
20 Mars, 09:31
-
VIDEO/ 4 të rinj vdesin në aksident tragjik në Fushë-Prezë, 2 prej tyre vëllezër! Mjeti shpërthen në flakë pas përplasjes! Shoferi i betonieres pa patentë, ndaloi në rrugë pa bllokazh
20 Mars, 06:49
-
Durrës/ I dënuar me 4,5 vite burgim në Itali për trafik droge, arrestohet për ekstradim 51-vjeçari nga Maminasi (EMRI+VIDEO)
18 Mars, 10:08
-
Grip shpendësh edhe te AIBA e Armand Dukës/ 65 mijë pula të ngordhura, s'dihet nëse janë asgjësuar dhe ku! Ministria pa transparencë edhe për REA's
17 Mars, 11:33
-
Gjirokastër/ I dënuar me 3 vite burg për shitje të lëndëve narkotike, arrestohet 34-vjeçari i shpallur në kërkim
16 Mars, 16:59
-
Zjarr i madh në Tragjas të Vlorës, forca të zjarrfikëseve nisen drejt vendngjarjes! Flakët përfshijnë edhe malin e Gamit në Mukje! Vengu: Ishte i qëllimshëm (VIDEO)
15 Mars, 21:36
-
Shpërndanin drogë në zona të ndryshme të Durrësit, 2 të rinj në pranga
14 Mars, 12:17
-
Moti i keq/ Pezullohen lundrimet e trageteve Durrës-Bari dhe anasjelltas! Rinisin nesër
14 Mars, 09:59
-
Dritan Agolli i Fondit Shqiptar të Zhvillimit u bën ‘dhuratë’ vëllezërve Duka ‘Zip Line’ privat në kodrat e Lalzit
13 Mars, 14:34
-
Dhunoi brutalisht 19-vjeçarin, arrestohet i riu në Muriqan! Ishte në kërkim
13 Mars, 14:19