Pandemia e COVID -19 ka bërë që disa biznese ta shfrytëzojnë këtë për përfitime në mënyrë të paligjshme, ku 3 ditë më parë u zbulua një tjetër skemë mashtrimi me pasojë të rënda, duke i shkaktuar një dëm të madh ekonomik shtetit.

Teksa Gjykata la sot në masën ‘arrest shtëpie’ për 6 personat e arrestuar në lidhje me skemën e ngritur për shitjen e ilaçeve kontrabandë kur Prokuroria e Tiranës kërkoi burg, Report Tv ka mësuar se në kërkim janë shpallur edhe 5 të tjerë, në skemën me 12 persona.

Po sot në pranga përfundoi edhe Sokol Topçiu, 57 vjeç, administratori i Farma Net Albania, i cili në bashkëpunim me shtetasit e tjerë të arrestuar, shisnin medikamente të dyshuara kontrabandë. 57-vjeçari ishte shpallur më herët në kërkim, ndërsa sot ra në prangat e policisë.

4 farmaci dhe depo farmaceutike kanë bashkëpunuar me njëra-tjetrën për t’u shitur qytetarëve ilaçe kontrabandë. Në këtë skemë ishin të përfshirë 4 administratorë të farmacive dhe të depove farmaceutike në Tiranë, të cilët ranë në pranga. Në konkretisht u arrestuan të premtën si rezultat i një operacioni të zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, Blerim Bitri 40 vjeç, administrator i një farmacie;  Florian Marku 39 vjeç, administrator i një farmacie; Florian Lila administrator i një farmacie dhe Bashkim Osmani administrator i një depoje farmaceutike. Në 10 muaj hetime operacioni u finalizuar me vënien në pranga të disa farmacistëve dhe vetëm një pronar depoje.

Në këtë skemë mashtrimi, 4 të arrestuarit bashkëpunonim me 64-vjeçaren Margarita Xhaxhiu e cila dyshohet se i sillte mallrat kontrabandë dhe Jani Papuli, i punësuari i saj.

Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë periudhës së COVID-19, këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shisnin medikamente kontrabandë. Ndërkohë, mësohet se janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale barna të ndryshme, një automjet dhe 6 aparate celular. Ndaj të arrestuarve rëndon akuza për veprën penale “Prodhimi dhe tregtimi i barnave dhe i pajisjeve mjekësore të falsifikuara ose të rrezikshme për shëndetin” dhe “Tregtim dhe transportim i mallrave kontrabandë”.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:21
Shisnin ilaçe kontrabandë gjatë pandemisë, në pranga edhe administratori i Farma Net Albania

Në kuadër të vijimit të operacionit “Përfitimi”, ku shiteshin ilaçe kontrabandë gjatë pandemisë, është arrestuar edhe një administrator farmacie në Tiranë. Më herët gjatë të njëjtit operacion u arrestuan 6 të tjerë, mes të cilëve 4 pronarë farmacish.

Në pranga përfundoi Sokol Topçiu, 57 vjeç, administratori i Farma Net Albania, i cili në bashkëpunim me shtetasit e tjerë të arrestuar, shisnin medikamente të dyshuara kontrabandë. 57-vjeçari ishte shpallur më herët në kërkim, ndërsa sot ra në prangat e policisë. 

Report Tv mësoi më herët se në këtë rrjet janë përfshirë 12 persona, mes të cilëve tashmë 7 ndodhet pas hekurave, dhe 5 janë ende në kërkim. Në skemën e shitjes së ilaçeve kontrabandë ishin përfshirë 4 farmaci dhe depo farmaceutike që në bashkëpunim me njëra-tjetrën u shisnin qytetarëve ilaçet kontrabandë. 

Sokol Topçiu është administratori i Farma Net Albania, që ka rrjet farmacish , prej 100 të tillash në të gjithë vendin. Kjo kompani është themeluar në 2009. Kjo kopani është regjistruar për tregtim të  artikujve te ndryshëm, import - eksport, pajisje elektrike dhe elektronike, elektro-shtepiake, duhan, cigare, medikamente farmaceutike, bujqesore dhe blektorale, veshmbathje, lende te para per industrine, materiale ndertimi dhe hidrosanitare, pajisje zyrash dhe kancelari, pjese kembimi auto e makineri te cdo lloji.  

Kliko këtu për (Shisnin ilaçe kontrabandë gjatë pandemisë, në pranga edhe administratori i Farma Net Albania)