GJIROKASTËR- Një 37-vjeçare me iniciale I.S.,  është vënë nën hetim pasi u zbulua se ajo shiste në farmacinë e saj medikamente mjekësore, të dyshuara si kontrabanduara.

Po  ashtu, nën hetim është vënë dhe një 44-vjeçare  me  iniciale  N. A nga Gjirokastra pasi gjatë kontrollit në dyanin në pronësi të saj gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi medikamentesh mjekësore, të dyshuara të kontrabanduara, të cilat kjo shtetase i shiste në këtë biznes.

Të gjitha medikamentet mjekësore, të dyshuara të kontrabanduara janë sekuestruar.

Farmacistja 37-vjeçare akuzohet për “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë" dhe "Ruajtja apo depozitimi i mallrave që janë kontrabandë", ndërsa  44-vjeçarja për "Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë".