Shisnin kanabis në biznesin e tyre, pranga 2 vëllezërve në Tiranë, u sekuestrohen 3 kg kanabis! Arrestohen dhe 2 shpërndarës (EMRAT)

Shisnin kanabis në biznesin e tyre, pranga 2 vëllezërve në Tiranë, u sekuestrohen 3 kg kanabis! Arrestohen dhe 2 shpërndarës (EMRAT)

Droga e sekuestruar nga policia e Tiranës

TIRANË- Dy vëllezërit Denio Hyka, Elvin Hyka si dhe dy shpërndarësit Mario Zyli, Julian Cera kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi janë kapur duke shpërndarë kanabis.

Policia 3 goditur 3 raste të kësaj veprimtarie ku ka sekuestruar 3 kg lëndë narkotike cannabis sativa, rreth 120 doza me lëndë narkotike kanabis dhe doza të tjera me lëndë narkotike kokainë.

Pas informacioneve të marra në rrugë operative se në një biznes (sallë lojërash elektronike) në zonën e Selvisë, 2 vëllezërit mbanin dhe shisnin nga aty kanabis.

Në vijim të operacionit policor të koduar “Risk”, po nga specialistët për Hetimin e Narkorikëve u bë kapja dhe arrestimi i dy shpërndarëve të tjerë Mario Zyli dhe Julian Cera/ b

24-vjeçari Mario Zyla banues në Tiranë, gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje.

26-vjeçari Julian Cera, gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, sasi lënde e dyshuar narkotike canabis sativa, e ndarë në doza, gati për shitje. Pas verifikimeve të kryera, ka rezultuar se pasi siguronte lëndën narkotike cannabis sativa, e ndante atë në doza dhe e shiste në zona të ndryshme të Tiranës.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë