Durrës-Një 24 vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit pasi shiste kanabis të ndarë në doza në qytet. Ndërkohë në gjendje të lirë do të hetohet edhe një 20 vjeçar.
Dy të rinjtë u lokalizuan nga blutë e Durrësit, në lagjen nr. 16.
Gjatë kontrollit iu gjetën dhe iu sekuestruan dhjetra doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis.
"Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në inteligjencën policore, në kuadër të operacionit policor të koduar "Sixteen", arrestuan në flagrancë shtetasin:
M. Xh., 24 vjeç, banues në lagjen nr. 18 Durrës.
Dhe është proceduar në gjendje të lirë shtetasi Xh. Th., 20 vjeç, banues në Durrës", informoi sot policia.
Operacioni u kodua "Sixteen".
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme.