Spartak Perpalaj, Frans Meta, Olsijan Kurtaj dhe B. H.,në bashkëpunim me njëri- tjetrin kryenin shitje kanabisi pranë shkollave të mesme në Tiranë. Të rinjtë janë kapur në flagrancë në rrugën “Gjergj Legisi", në afërsi të një shkolle të mesme.
Në momentin e ndalimit ata kanë hedhur në tokë tre qese farmaceutike me 11,2 gramë me bimë të dyshuar narkotike të llojit kanabis të ndarë në porcione dhe gati për shitje, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Tiranë, për veprat penale të ‘’Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.
d.b/shqiptarja.com

VIDEO









