SHKODËR- Ermal Dhampiraj dhe Samanta Dedushi janë vënë në pranga pasi u kapën me doza kokainë të gatshme për shitje në automjetin e tyre. Në mjet, 42 vjeçari dhe 22 vjeçarja kishin kokainën gati për ta shitur në Shkodër.
Ata u kapën në lagjen “10 Korriku”, Shkodër, gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në automjet është gjetur kokainë e ndarë në doza, gati për shitje, si dhe një përforcues grushti (dorezë metalike), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.