VIDEO/ Shisnin lëndë narkotike në Durrës, dy në pranga! Sekuestrohet 1 kg kanabis, 900 euro dhe 90 mijë lekë

DURRËS- Dy persona kanë rënë në pranga në Durrës pasi shpërndanin lëndë narkotike në Durrës. 25-vjeçari Henri Karaj ishte ai që siguronte kanabisin dhe më pas 38-vjeçar Rexhino Lazaj, e shiste në doza të vogla në zona të ndryshme të qytetit të Durrësit.

Në kuadër të operacionit “Kompromisi” janë sekuestruar 1.1 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, 900 euro dhe 90 mijë lekë të përfituara nga shitja e lëndëve narkotike. Po ashtu janë sekuestruar mjete për ndarjen e lëndëve narkotike në doza, 1 automjet, 1 tablet dhe 5 celularë.

Gjithashtu, 25-vjeçarit iu gjetën në disa celularë, faqe online aktive për vënien e basteve sportive.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?