VLORË- Ka mashtruar duke marrë para nga shitja e apartamenteve, të cilat nuk kanë qenë në pronësi të tij, arrestohet 41-vjeçari në Vlorë.
Eduart Luftar Kaçaj, banues në fshatin Gërnec, Komuna Vllahinë është vënë në pranga ditën e sotme pasi “ka mashtruar dy shtetasit N. P., 54 vjeç dhe M. P. 52 vjeç, të dy banues në fshatin Velçë, duke u marrë respektivisht nga 18.000 dhe 15.000 Euro në këmbim të dy apartamenteve (nga një për secilin), të cilët nga verifikimet e kryera kanë rezultuar të mos jenë në pronësi të tij”.
Procedimi penal filloi pas kallëzimit që kanë dhënë në strukturat e Policisë personat e dëmtuar. Materialet procedurale për të dyja rastet iu referuan organit të Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme për veprën penale të mashtrimit.
Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com