Pas një hetimi disajavor, një 32-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Durrësit, teksa shiste doza kokaine në disa hotele në qytetin bregdetar.
Si rezultat i një hetimi disajavor nga Policia dhe Prokuroria e Durrësit, u arrestua shtetasi Abdyl Kacaca, 32 vjeç, banues në Durrës.
Nga veprimet hetimore rezultoi se 32-vjeçari, siguronte dhe shiste në hotele të ndryshme të qytetit të Durrësit, doza kokaine.
Të riut iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde narkotike kokainë e ndarë në doza të gatshme për shitje, 1 automjet dhe 1 celular.
Abdyl Kacaca është arrestuar edhe në qershor të vitit të kaluar, pasi kishte kthyer biznesin e tij për përdorim të lëndëve narkotike si dhe për gjenerim të kriptomonedhave (Bitcion).
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme.