Një 30-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia italiane në Rimini, pasi shiste lëndë narkotike.

Policia kishte marrë informacion se shqiptari parkonte makinën e tij afër një pallati në qendër të qytetit, ku ishte raportuar një fluks i vazhdueshëm njerëzish, të cilët ndalonin vetëm për disa minuta, shkruajnë mediat italiane.

Efektivët gjetën automjetin që po përdorte shqiptari dhe e ndaluan ndërsa ai bënte xhiro në qytet.

Një kontroll i mëvonshëm çoi në sekuestrimin e 1 kilogram kokainë dhe disa dozave të paketuara paraprakisht.

30-vjeçari mbante gjithashtu një armë lodër, një kopje të një arme gjysmëautomatike, për ta përdorur si vetëmbrojtje gjatë aktivitetit ilegal.

Pas hetimeve, ai u arrestua dhe u dërgua në Burgun e Riminit, ku do të mbahet nga autoritetet gjyqësore.