Një 57 vjeçare është arrestuar nga policia e Korçës në kuadër të vijimit të operacionit “Tempulli”. Mësohet se 57 vjeçarja e identifikuar si Eleni Bregu shiste drogë sintetike bonsai në lokalin e saj.
Gjatë kontrollit të kryer në banesën e të arrestuarës, u gjetën fidanë kanabisi të kultivuar në vazo, doza kanabisi dhe mjete që shërbejnë për përpunimin e lëndëve narkotike.
Ndërsa në lokalin e 57 vjeçares, në lagjen nr. 17, Korçë, u gjetën sasi cannabisi sintetik të llojit bonsai, të ndarë në doza dhe një shkop 'bejsbolli'.