Një 36-vjeçar në Dhërmi është arrestuar për shitje kokaine dhe kanabisi.

Gjatë kontrollit të shtëpisë së tij në Drimadhë, policia e Vlorës gjeti 450 gramë kanabis dhe disa doza kokaine, gati për shitje.

Atij iu sekuestruan lënda narkotike, automjeti dhe celularin, ndërsa materialet hetimore iu referuan Prokurorisë Vlorë.

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.