Shiste kokainë në disa zona në Tiranë, arrestohet autori me 70 doza/ Emri

Shiste kokainë në disa zona në Tiranë, arrestohet autori me 70 doza/ Emri

Kokaina, telefonat dhe paratë cash që iu sekuestruan

TIRANE-Arrestohet nga policia Ermal Dashi 25-vjeç, pasi gjatë kontrollit iu gjet dhe sekuestruan 70 doza kokainë. Policia thekson se i arrestuari u shiste kokainë në doza të vogla personave të ndryshëm në zonat e Freskut, Xhamllikut dhe Porcelanit.

Në momentin e arrestimit në rrugën e "Dibrës" pranë një lokali, gjatë kontrollit fizik dhe në banesë i janë gjetur dhe sekuestruar 70 doza kokainë. Ermal Dashi ka qenë i dënuar më parë për shfrytëzim prostitucioni.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme hetimore për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283, i Kodit Penal.



Kokaina, telefonat dhe paratë cash që iu sekuestruan

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qobani: 07/04/2018 13:32

    Evlad ja nji argument i vogel,Albania e madhe e ka Zemren e vogel,Qdo shpirt e merr bereqetin me veti,kur u ndertu rruga e kombit shpirtat e sollen naften për pages ajo rrug me vazhdu deri në Nish, dhe Shkup,por xhak pirsat e popullit nuk lan,o Sali berisha ty nanen ta bafsha,krejt pasurin na hargjove,ne skemi asfalt për vete,çna duhet kjo rrug për ata debila,,,Nafta shyptare jo albane u doxh dhe i dual tymi në ISLAND.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

‘Ngec’ garancia sovrane për fasonët, deri tani vetëm 1 përfitues, refuzojnë bankat! Humbjet e eksportuesve më të thella me euron që bie

‘Ngec’ garancia sovrane për fasonët, deri tani vetëm 1 përfitues, refuzojnë bankat! Humbjet e eksportuesve më të thella me euron që bie