DURRËS-Një 24-vjeçar është arrestuar pasi iu sekuestruan disa doza me heroinë. I arrestuari është H.P. 24 vjeç, banues në Shijak. Ai ishte në vëzhgim dhe në ndjekje nga shërbimet e policisë, pasi disponohej informacion se në bazë të porosisë shpërndante heroinë.
Nga hetimet rezultoi se ai e shpërndante heroinën së bashku me vëllanë e tij A.P. 28 vjeç, i cili u shpall në kërkim. 24 vjeçari u arrestua në vendin e quajtur "4 Rrugët e Shijakut", duke i shitur disa doza heroinë 35-vjeçarit me inicialet A.O. (përdorues).
Nga kontrolli i ushtruar në automjetin e tij u gjetën 3 doza lëndë narkotike e llojit heroinë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.