Një 27 vjeçar në Himarë është arrestuar nga policia nën akuzën e shitjes së kokainës të ndarë në doza. Në pranga ka rënë i riu Panajot Dukoli i cili shiste kokainë në lokalet pranë plazhit.
Gjatë kontrolleve ndaj 27-vjeçarit, policia gjeti një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, të ndarë në rreth 50 doza, një pjesë e të cilës e gatshme për shitje.
Në kuadër të operacionit janë sekuestruar një sasi lënde narkotike kokainë, një pjesë e ndarë në doza të gatshme për shitje, një peshore elektronike, një shumë parash në euro dhe në lekë, e përfituar nga kjo veprimtari kriminale, si dhe dy celular.