Një 27 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi u kap duke shitur kokainë në rrugët e kryeqytetit.

Sipas policisë V.H banues në kryeqytet shiste kokainë në zona të ndryshme të Tiranës.

Ai pasi e siguronte lëndën narkotike e ndante atë në porcione të vogla dhe më pas dilte në lagjet e Tiranës dhe bënte shitjen e saj.

Në momentin e arrestimit ju sekuestrua dhe peshorja elektronike që përdorej për të peshuar kokainën.

I riu tashmë do të përballet me akuzën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve ndërkohë që materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë.