Policia e Dibrës ka vënë në pranga një 37 vjeçar të akuzuar për vjedhje. Jurgen Bici u kap në flagrancë teksa po i shiste bashkëfshatarit të tij një motosharrë me vlerë 60 mijë lekë, të cilën e kishte grabitur një ditë më parë.  Bici akuzohet edhe për disa vjedhje të tjera të ndodhura së fundmi në zonën e Bulqizës.