Premtonte licencën e farmacistit, arrestohet mashtruesja 31-vjeçare në Kavajë! Skema si i gënjente qytetarët me adresa false në Instagram! U mori 16 mijë euro

Premtonte licencën e farmacistit, arrestohet mashtruesja 31-vjeçare në Kavajë! Skema si i gënjente qytetarët me adresa false në Instagram! U  mori 16 mijë euro

Foto ilustruese

KAVAJË- Një skemë e mirëfilltë mashtrimi që kishte të bënte me shitjen e licencave false të farmacistit ishte ndërtuar nga 31-vjeçarja, Suela Kapidani, sot e vënë në prangat e Policisë. Ajo ka mashtruar një numër shumë të madh qytetarësh, ku ka arritur të marrë prej tyre një shumë prej 16.000 eurosh.

Report Tv ka zbardhur skemën e plotë se si kjo 31-vjeçare kishte arritur që nëpërmjet Instagramit mashtronte qytetarët kundrejt shumave të konsiderueshme të parash. E reja nga Kavaja kishte hapur disa adresa false në Instagram me emra të punonjësve të një institucionit shtetëror, me pretendimin për t’i ndihmuar në nxjerrjen e licencës për ushtrimin e profesionit të farmacistit.  Në celularin e saj janë gjetur shumë biseda me persona të ndryshëm, me të cilët komunikonte me qëllim mashtrimin për përfitim të paligjshëm të parave. 

Arrestimi i saj u bë sot në rrugën "Josif Budo", në Kavajë, teksa po merrte nga qytetari shumën prej 10.000 eurosh. Ndërkohë, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 kompjuter, 2 aparate telefonike, 10.000 euro, 50.000 lekë të rinj dhe 61 fatura tatimore shitjeje, teksa vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë dëmtuar nga ky aktivitet.

B.K./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Momenti kur adoleshentët i vënë flakë makinës në Korçë, Report TV siguron pamjet

Momenti kur adoleshentët i vënë flakë makinës në Korçë, Report TV siguron pamjet