Së shpejti shitja dhe blerja e një automjeti do të mundësohet menjëherë në zyrën e noterit, si pasojë e krijimit të një sistemi të ri informatik, që do të mundësojë nxjerrjen e vërtetimit lidhur me gjobat e mundshme mbi makinën. Aktualisht, shitblerja e automjeteve realizohet në zyrat e noterëve, ashtu si edhe shitblerja e banesave të ndryshme, por më parë duhet të marren vërtetime mbi ekzistencën apo jo të gjobave nga policia, pa shlyerjen e të cilave nuk mund të realizohet akti i shitblerjes.
Sistemi
Sistemi i ri, i cili do të ndërlidhë noterët në të gjithë Shqipërinë me Drejtorinë e Shërbimit të Transportit Rrugor, do të mundësojë që të gjitha veprimet e shitjes e blerjes të realizohen direkt te zyra noteriale, pa nevojën e të marrit vërtetim për gjoba apo shkelje të ndryshme nga Drejtoria Rrugore. Ky sistem pritet që të ndërtohet së shpejti dhe aktualisht pret vetëm miratimin nga AKSH, duke realizuar në kohë reale verifikimin e pronësisë së një automjeti dhe të gjobave të vendosura mbi të.
Shitblerja
Sipas drejtueses së Dhomës Kombëtare të Noterëve, Mimoza Sadushi ky sistem do të jetë transparent dhe lehtësisht i aksesueshëm.
Aktualisht në të gjitha noteritë në Shqipëri vijon normalisht procedura e shitblerjes së automjeteve, e nisur që një vit më parë, çka ka sjellë shmangien e radhëve të gjata në Drejtoritë rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor.
Çregjistrimi
Ndërkohë, çregjistrimi i një automjeti është edhe më i thjeshtë. Portali në internet e-Albania ofron mundësinë që, përmes shërbimit elektronik “Aplikim për çregjistrim të përhershëm mjeti”, të kryesh veprimin, ndërsa gjithashtu online mund të paguash edhe koston e aplikimit. Dokumente që nevojiten për të marrë shërbimin online: Dokument i identifikimit të përdoruesit; kartë identiteti ose pasaportë biometrike (i nevojshëm për t’u loguar në portalin e-Albania). Dokumente që duhet të dorëzohen në sportelet e drejtorive rajonale: Dokumenti i identifikimit ose Ekstrakti i QKB-së për bizneset; Leja e qarkullimit të mjetit; Targat e mjetit; çertifikatë pronësie dhe vërtetim RBS (Regjistri i Barrës Siguruese)
Si kryhet
Për të marrë shërbimin duhen ndjekur hapat e mëposhtëm: Regjistrohuni si qytetar në portal; zgjidhni shërbimin “Aplikim për çregjistrim të përhershëm mjeti”; klikoni butonin ”Përdor”; aplikoni për çregjistrimin e përhershëm të mjetit; kryeni pagesën e aplikimit, duke ndjekur hapat për të kryer pagesën online; paraqituni pranë sporteleve të drejtorive rajonale për dorëzimin e dokumenteve.
Ky shërbim mund të merret menjëherë pas paraqitjes në sportelet e drejtorisë rajonale, nëpërmjet një kostoje në vlerën e 600 lekëve.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com