Basha u shpreh se duhet të monitorohet edhe financimi i fushatave pasi sipas tij, vetëm 3-4 ditë para zgjedhjeve hiqen para nga bankat për të blerë votat.
"Çfarë do të bëjmë për zgjedhjet e ardhshme?! Votimi elektronik, pra me gishtërinj që të mos mbledhin kartat një natë para, të mos kërkojnë fotografi të votës," ka thënë Basha.
Gjithashtu, Basha ka premtuar se PD do të ul moshën e pensionit me 60 vjeç për gratë si dhe do të ketë një pakete për t’ju ardhur në ndihmë familjeve në nevojë.
Në një takim me banorë të Lazaratit, lideri i opozitës, duke iu referuar situatës së rëndë ekonomike, papunësisë, taksave të larta, arrogancës së pushtetit, korrupsionit qeveritar dhe lidhjeve të saj me krimin, theksoi se sot, shumica dërrmuese e shqiptarëve pa dallime politike besojnë se Shqipëria do të jetë më mirë pa Edi Ramën dhe duan largimin e tij një orë e më parë nga pushteti.
Reaksia Online
(m.b/sjhiptarka.com)