Lulzim Basha nuk e ka ndalur turin e humbjes në rrethe, duke bërë fushatë për veten e tij që të rizgjidhet në krye të PD.
Në rrjetin e tij social, Basha ka postuar foto nga takimi i Beratit dhe menjëherë kanë vërshuar komentet e militantëve, të cilët e kanë quajtur mashtrues dhe si i tillë, i kërkojnë të largohet.
“Edhe për sa kohë duhet që të presim ty të vazhdosh në rrugëtimin tuaj të humbjeve? Kur një “automjet” nuk nxjerr më në autostradë dhe si pasojë ka shkaktuar tre apo katër “aksidente“, atëherë me patjetër drejtuesi i mjetit duhet që të hap krahun, ose në të kundërt konsiderohet shkelje e rregullores së qarkullimit me pasojë humbjen “e driving licencë”, i shkruan një komentues Bashës.
Ndërsa një tjetër deklaratë e fortë, vjen nga një qytetarë, që e akuzon për shitje të zgjedhjeve 50 milion euro dhe për pazare në PD.
“Ik mashtrues. Shite zgjedhjet 50 milion euro. Kunati jot merr tendera nga Erion Veliaj. Ti merr 300 mijë euro për të futur deputet në listë të sigurtë. Ti je i vetmi që bën lekë në opozitë. Ti i le demokratët rrugëve, pa punë, pa bukë. Ti i shite demokratët për interesat e familjes tënde. Ti ke ardhur për të shkatërruar PD-në. Ti nuk bëhesh kurrë kryeministër. Ti je një plehrë, je mashtrues i lindur. Ty nuk të beson asnjë demokrat. Ik zhduku sa më parë”, thuhet në koment.
Nuk kanë munguar as ironitë e demokratëve, të cilët e këshillojnë që të mos prishë gjumin.
“Jeni i vetmi që na garantoni humbje të sigurtë z. Basha! Një mandat i tretë për ju në krye të PD, do të garantojë stabilitet në kampin opozitar, nga humbja në humbje. Mos e prish gjumin për kritikët…Kritikët atë detyrë kanë, të kritikojnë”, i shkruan një tjetër demokrat Bashës.
Më poshtë po sjellim mendimet e demokratëve, duke iu referuar komenteve që ata kanë bërë në rrjetin sociale të Bashës./CNA.al
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
53.5%
-
Jo
41.6%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 1874
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Eduard Zaloshnja: Qarku Berat kampion relativ deri më sot për kërkesat e emigrantëve në KQZ
27 Janar, 14:35
-
‘Vdes në një aksident Lulzim Basha’, ish-kreu i PD reagon ndaj lajmit: Ndoshta disa do të trishtohen, por jam gjallë e mirë
27 Janar, 13:44
-
Situatë kritike në Berat, mjekja infeksioniste: Gripi i tipit A shkakton komplikacione te fëmijët, të moshuarit dhe të sëmurët kronikë
27 Janar, 11:44
-
Reforma e pronës, Basha shpalos propozimet e Demokratëve Euroatlantikë: Regjistrimi i tokës me parimin secili mban atë që ka
26 Janar, 13:10
-
Basha mbledh Demokratët Euroatlantikë dhe shpalos programin: Ja kontrata jonë me shqiptarët për zgjedhjet e 11 Majit! Mbështetje Drejtësisë dhe lista të hapura
25 Janar, 19:59
-
Liturgji përshpirtjeje për Kryepeshkopin Janullatos në Katedralen e ‘Shën Dhimitrit’ në Berat! At Petraq Simsia: Vepra e tij do të mbetet e paharruar
25 Janar, 19:17
-
Basha takim me strukturat e Demokratëve Euroatlantikë: Mbështetja pa kushte ndaj drejtësisë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë
25 Janar, 17:51
-
‘Paraja ndjek pacientin’, Basha prezanton programin për shëndetësinë: Duhet sistem ku çdo shqiptar merr kujdesin sipas nevojës, jo sipas xhepit
25 Janar, 15:47
-
Komunitetet fetare e Rama 1 minutë heshtje për Kryepeshkopin Anastas! Begaj: Drejtoi kishën me mençuri e përkushtim! Meta: Trashëgimia e tij mbetet e gjallë
25 Janar, 08:35
-
Pret vulën e PD në rekurs, Lulzim Basha ‘blen’ parti për 11 majin! E regjistruar që prej '95-ës, Konservatorët i ‘dorëzohen’ Koalicionit Euroatlantik (DOKUMENTI)
24 Janar, 20:03
-
Berat/ Mashtronin njerëz duke përfituar shuma të mëdha parash, sekuestrohen mbi 8 milionë euro pasuri të dy personave, 10 pasuri të paluajtshme
24 Janar, 13:55
-
Lulzim Basha ‘huazon’ parti tjetër për zgjedhjet, Gjykata e Tiranës: S'ka kërkesë për regjistrimin e Endri Hasës si kryetar të ndonjë partie
24 Janar, 11:55
Luli i ka marrë peng të gjithë demokratët! ai nuk po sjell sukses, nuk po lejon askënd tjetër të sjellë sukses! ndani më mirë këtë parti dhe ndryshoni emrin e saj si "Asnjëherë Parti Demokratike (APD)"
Përgjigju