TIRANE - Ministria e Financave njoftoi se u zhvillua ankandi i bonove të Thesarit, 6-mujore dhe 12-mujore, në Bankën e Shqipërisë. Bonot me afat gjashtëmujor maturimi do të emetohen më datë 17 maj, data e maturimit të tyre është 15 nëntori dhe shuma e përgjithshme e shitur ka qenë 5.2 miliardë lekë, nga të cilat Banka e Shqipërisë ka blerë 3.8 miliardë lekë.
Interesi i këtyre bonove në shkallë vjetore ka qenë 6.20 për qind, njësoj sa në ankandin e kaluar. Ndërkohë, bonot njëvjeçare maturohen më datë 16 maj 2013 dhe shuma e përgjithshme e shitur dje ishte 8.1 miliardë lekë, nga të cilat Banka e Shqipërisë bleu 1.2 miliardë lekë. Në krahasim me ankandin e mëparshëm, bonot njëvjeçare kanë shënuar rritje të normës së interesit, me 7.37%, ndërsa në ankandin e 30 prillit ishte 7.35 për qind.
Që nga fundi i vitit të kaluar, interesi i letrave me vlerë të qeverisë, duke përfshirë obligacionet, ka ardhur në rritje, për shkak të kërkesës më të madhe për likuditet nga qeveria dhe kufizimit të blerjeve nga bankat, klientët më të mëdhenj.
(gk/im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com