Shiten sot në ankand
104 mln USD bono nga BSH

Shiten sot në ankand <br />104 mln USD bono nga BSH
TIRANE- Do të shiten sot 10.9 miliardë lekë të reja bono thesari, në kuadër të ankandit të fundvitit.

Siç është bërë traditë, për të mbyllur vitin financiar, ditët e fundit të dhjetorit shitet një sasi e konsiderueshme bonosh. Sasia prej afro 104 milionë dollarësh do të mbulojë kredinë prej 4.5 miliardësh, që do t'i garantohet KESH-it për blerje energjie nga importi, si dhe do të përdoret për të mbyllur "gropa" të tjera financiare, gjithnjë me rrugën e borxhit.

Po sot qeveria duhet të paguajë interesin për blerësit e bonove të thesarit në valutën e përbashkët evropiane, që u realizua më 20 dhjetor të këtij viti, në një ankand të jashtëzakonshëm, në masën 8.97 milionë euro.

Me normën e interesit të shpallur prej 6.42 përqindësh mesatarisht, duke zbritur edhe 10-përqindëshin e tatimfitimit për blerësit, i bie që ministria e Financave të paguajë ata me një shumë në total sot 518 mijë euro këta blerës të bonove në euro. Një vit më parë, në ankandin e fundvitit ministria e Financave kërkoi 7.7 miliardë lekë.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore