Shitësi ambulant akuzohet se përdhunoi 18-vjeçarin me probleme mendore/ Bashkëshortja: Ta mbyllim si histori

ELBASAN- Altin Hida 42-vjeç nga Elbasani dyshohet se është personi që ka akuzohet se ka përdhunuar një 18 vjeçar me probleme mendore, ngjarje e ndodhur katër ditë më parë në qytetin e Elbasanit, ndërsa 42-vjeçari ësht♪7 shpallur në kërkim.

Gazterai i Report tv Aldo Kozarja raporton se Hida i martuar dhe baba i dy fëmijëve, punon si shitës ambulant bananesh 20 metra larg Komisariatit të Policisë Elbasan. Ky i fundit i ka kërkuar 18-vjeçarit  që ta ndihmojë deri në banesën e tij. Ai e ka shoqëruar 42-vjeçarin deri në banesë ku dhe ka rënë pre e abuzimit seksual, sipas pretendimeve të djalit dhe familjarëve të tij.

Policia është vënë në dijeni të kësaj ngjarje një ditë më pas dhe pasi ka marrë dëshminë e Hidës e ka lënë të lirë për të nisur verifikimet. Sipas dëshmisë së nënës së 18-vjeçarit, në banesën e tyre ka shkuar edhe bashkëshortja e Hidës e cila ka kërkuar që kjo histori të mbyllet pasi ky i fundit mund të vriste veten për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike.

"Unë i kërkova ballafqim atij sesi ishte ngjarja. Ai doli nga dera dhe i shpëtoi policisë dhe ia futi vrapit dhe nuk është kapur akoma. E ëma e gruas dhe e shoqja erdhën në shtëpi. Gruaja më tha: Unë dua burrin, për cfarë e ka marrë policia. Unë i tregova që më ka përdhunuar djalin. Asaj i ra të fikët dhe unë i hodha një  bidon ujë", tregon nëna e 18-vjeçarit.

Denoncimi në policinë e Elbasanit është bërë nga familja, por ekspertiza mjeko-ligjore e kryer në Elbasan ka rrëzuar pretendimet duke thënë se djali nuk është abuzuar seksualisht. Ndërkohë që familja ka akuzuar se rezultatet e ekspertizës janë manipuluar duke kërkuar që të ribëhen nga mjekë të tjerë në Tiranë. Ata kanë dërguar djalin në Tiranë duke kundërshtuar raportin paraprak ligjor.

Policia thekson se nën drejtimin e Prokurorisë po kryhen të gjitha veprimet ligjore për dokumentin e kësaj vepre penale, por për arsye hetimore nuk bëhen me dije të dhëna të tjera. Ndërkohë 42-vjeçari është larguar nga banesa e tij dhe policia e ka shpallur në kërkim.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ua ua uaaaa: 24/07/2019 13:41

    Mire ky psikopati qe qenka me I semure se ky I gjori 18-vjecar,e qe meriton nje burg te mire,por kjo grua idiote,nene femijesh si mendon w sillet keshtu????Si kerkon ta fshehe ne heshtje gjithe ketw gjeme???Po t'i kishte ndodhur femijeve te saj????Po se fshihwn keto ngjarje prandaj ndodhin swrish e serish!Skandaloze,qenke dhe nwnw ti,palaco grua.... Te krijohet nje databaze pedofilesh(dhe pse ne kete rast djali eshte tashme madhir) nga policia e te jene te gjithe tw regjistruar. Kodi penal duhwt te rrise sanksionet ndaj ketyrw psikopateve por edhe ndaj atyre qe duan te ndihmojne ne fshehjen e krimit.Plehra njerez

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare