TIRANE - Koncesioni për shfrytëzimin e burimeve të naftës në zonat e Ballshit, Vlorës e Delvinës ka ndërruar për herë të tretë pronar. Vetëm pak ditë më parë, kompania koncesionare amerikane “Transatlantic Petroleum” ka bërë me dije në mënyrë të papritur se ka shitur askionet në favor të një kompanie të panjohur të quajtur “GBC Oil”.
Kjo e fundit ka marrë përsipër të shlyejë rreth 31 milionë euro borxhe që koncesionarët e mëparshëm kanë akumuluar në vite nbdaj shtetit shqiptar si dhe bankave.
“Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore” ka hedhur dyshimin se transferimi i pronësisë ka qëllim shmangjen e një detyrimi prej 13 milionë eurosh ndaj shtetit shqiptar.
Po ashtu, në pamundësi për të bllokuar transaksionin, Agjencia ka nisur procedurat për prishjen e kontratës koncesionare. Në rast se transaksioni do të finalizohet, ndërrimi I pronarëve do ta bënte të pamundur vjeljen e borxhit prej 13 milionë dollarësh.
Borxhi prej 31 milionë eurosh ndaj shtetit shqiptar është krijuar nga dy kompanitë e deritanishme koncesionare.
Marrëveshja fillestare për shfrytëzimin e disa vendburimeve të rëndësishme nafte e gazi u nënshkrua me kompaninë kanadeze “Stream Oil”. Por në vitin e 2014, “Stream” u ble tërësisht nga kompania amerikane e quajtur “Transatlantic Petroleum” për t’u rishitur vetëm pas dy vitesh.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)