Shitet në ankand kontrata e
parë e Beatles për 500,000 euro

Shitet në ankand kontrata e<br />parë e Beatles për 500,000 euro
Kontrata origjinale e firmosur nga Beatles dhe menaxheri i tyre Brian Epstein, është shitur në ankandin Sotheby, për 365,000 paund. Dokumenti që daton nga viti 1962 thuhet të jetë një nga kontratat më të rëndësishme në muzikë, që ka shënuar fillimin e famës ndërkombëtare të grupit.

Kjo është e vetmja kontratë menaxheriale e grupit e firmosur nga të katër pjesëtarët: John Lennon Paul McCartney, George Harrison and Ringo Starr –dhe menaxheri i tyre. Kontrata është firmosur më 1 tetor 1962 në zyrën e menaxherit në Whitechapel, disa ditë përpara publikimit të single-it të tyre të parë, Love Me Do.

Ky moment historik është dëshmuar edhe nga sekretari i menaxherit Epstein, Beryl Adams.


Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

1/2
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi