Një fshat i tërë në bregun Jugor Devon në Angli, është shitur me një çmim prej 14 milion paundësh, që me çmimet e Britanisë është më pak se një shtëpi në Bulevardin Bishop në veri të vendit. Fshati Bentham qëndron në një kodër i rrethuar nga plazhi i tij, me dyqane, ferma e deri një fushë golfi, dhe është trashëguar ndër breza nga e njëjta familje.
Të interesuarit për këtë fshat kanë qenë të shumtë, por sipas një prej banorëve blerësi nuk dihet ende kush mund të jetë. Peter Weedy shprehet se fshati i tyre vërtet nuk ka shtëpi të mëdha por është një zonë unike me bukuri të rrallë natyrore.
E parë nga këndvështrimi Anglez kjo është një blerje shumë e mirë pasi duke qenë se shtëpitë në kryeqytet kushtojnë 5 fishin e kësaj shume dhe shpesh herë janë të papërballueshme, njerëzit kanë nisur t’u drejtohen zonave më të largëta.
Megjithatë sipas një specialisti për shitjet e pronave të paluajtshme jo të gjitha shtëpitë në Londër janë në këto shifra, pasi mesatarja arrin në 400,000 paund. Ray Boulger sqaron se për shumë londinezë është më praktike të shesin shtëpitë super të shtrenjta në Londër dhe të zhvendosen në zona rurale me pranë natyrës.
Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO