Shiti 82 kg kokainë, dënohet me 9 vite burg në Zvicër 37-vjeçari shqiptar! Merr urdhër dëbimi 12-vjeçar

Shiti 82 kg kokainë, dënohet me 9 vite burg në Zvicër 37-vjeçari shqiptar! Merr urdhër dëbimi 12-vjeçar

Një 37-vjeçar shqiptar është dënuar më 9 vite burg dhe më 12 vite dëbim nga Zvicra, pasi është shpallur fajtor për trafikim kokainë.

Sipas raportimeve nga mediat e huaja, shqiptari i cili thuhet se më parë ka qenë futbollist, akuzohet për pastrim parash, hyrje dhe qëndrim të paligjshëm në vend.

Sipas prokurorisë, 37-vjeçari, gjatë një periudhe gjashtëmujore mes viteve 2020 dhe 2021, ka marrë 82 kilogramë përzierje kokaine në Reiden (LU), e ka ndarë dhe ua ka shitur tregtarëve të tjerë të drogës.

Gjatë arrestimit, policia gjeti mbi 100 mijë franga cash dhe 2.4 kg kokainë, por edhe 49 gramë heroinë. Megjithatë, gjykata e shpalli të pafajshëm për akuzën e trafikimit të lëndës narkotike të kësaj të fundit.

Mbrojtja kërkonte një dënim më të lehtë prej 6.5 vjetësh. Këtë kërkesë avokati e arsyetoi duke theksuar se klienti i tij e kishte pranuar plotësisht.

I pandehuri kishte akumuluar borxhe për shkak të basteve sportive në Shqipëri. Pronari i qendrës ku ai shkoi për të luajtur më pas i ofroi të punonte për të me shpërndarjen e drogës në Zvicër.

Në gjashtë muaj ai kishte një xhiro prej 3.5 milionë frangash, duke marrë një rrogë prej 3000 frangash në muaj.

 

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'