TIRANË- Një 30-vjeçare u arrestua nga Policia e Tiranës, si autore e mashtrimit në një vlerë prej 36 mijë eurosh. Erlinda Metaliaj mashtroi një mikeshë të saj, të cilës i solli nga jashtë shtetit çanta që në dukje ishin origjinale të firmave të njohura, por që në fakt ishin false.

Report Tv mëson se të dyja ishin mikesha me njëra-tjetrën dhe në bisedat e tyre ranë dakord që Metaliaj do t’i sillte nga jashtë çanta, që vajza tjetër t’i shiste në një dyqan që kishte marrë me qira në kryeqytet. Çantat në fjalë, Metaliaj i solli nga jashtë në kohë të ndryshme dhe në 9 në total të sjella kishte marrë mbrapsht 36 mijë euro nga shoqja e saj. Fillimisht ajo nuk i kuptoi se nuk ishin origjinale, por kur ekspertët e specializuar për të bërë dallimin e produkteve të tilla, i ekzaminuan, kuptuan se çantat, mes tyre edhe të markës “Chanel”, ishin imitime dhe me përqindje shumë të ulët origjinaliteti. 

Në këtë moment vajza, identiteti i së cilës ruhet nga hetuesit, edhe pse u përball me Erlinda Metaliajn, nuk e sqaroi situatën dhe iu drejtua policisë për një kallëzim. Agjentët e Krimit Ekonomik të Policisë së Tiranës, pasi sqaruan dinamikën e ngjarjes dhe faktuan veprën penale, ndërhynë për arrestimin e 30-vjeçares Metaliaj. Nga hetimet rezultoi se ajo, përveçse i shiste në shuma të konsiderueshme, çantat i sillte kontrabandë nga vende të Bashkimit Evropian.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:44
Si u zbulua mashtruesja në Tiranë, e denoncoi shoqja që i kërkoi çanta origjinale 'Chanel' për dyqanin e saj, ekspertët kuptuan se ishin false

1683812850_chanel.jpeg

Erlinda Metaliaj, 30 vjeçe, u arrestua nga Policia e Tiranës pasi mashtroi një tjetër vajzë duke i shitur 9 çanta false, sikur të ishin origjinale, të markave të njohura në një vlerë totale prej 36 mijë euro. Report Tv mëson se dy vajzat ishin mikesha me njëra-tjetrën dhe gjithçka ka nisur kur viktima, në këtë rast e mashtruara, i ka kërkuar Metaliajt t’i sillte çanta origjinale të markave si “Chanel” nga jashtë shtetit, pasi vetë kishte një dyqan me qira.

Çantat “origjinale”, Metaliaj ia ka sjellë nga jashtë në harkun kohor të disa muajve për t’i shitur në dyqanin e saj, teksa vajza nuk e ka kuptuar se ishin false. Më vonë, kur çantat nisi t’i shiste, ishin ekspertët që dallojnë origjinalitetin e produkteve, të cilët kuptuan mashtrimin, pasi çantat rezultonin të ishin jo 100% origjinale. Në këtë moment, vajza në fjalë, identiteti i së cilës mbahet i fshehtë nga hetuesit, bëri kallëzim në polici. Pasi sqaruan dinamikën e ngjarjes dhe faktuan veprën penale, agjentët ndërhynë për arrestimin e 30-vjeçares Metaliaj.