TIRANË- Policia ka arrestuar administratorin e firmës së ndërtimit 'AA Konstruktion' nën akuzën se u ka shitur të njëjtin apartament personave të ndryshëm. 

Në pranga ka rënë Sabri Shera, i cili në cilësinë e administratorit të firmës, ka përpiluar 2 ose më shumë kontrata shitje për të njëjtat apartamente të një pallati. 

 Nëpërmjet kësaj veprimtarie kriminale, administratori i firmës ka përfituar shuma të konsiderueshme parash, në 8 raste të ndryshme.  

Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale “Mashtrimi” me pasoja të rënda dhe “Fshehja e të ardhurave”. Report TV mëson se Sarbi Shera është arrestuar edhe në 2019-ën për të njëjtat vepra penale. 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:36
Shste disa herë të njëjtin apartament, administratori i firmës ‘AA Konstruksion’, i arrestuar në 2019-ën për të njëjtën akuzë

1704474570_policiaeshtetit.jpg

Report Tv ka mësuar detaje të reja lidhur me arrestimin e administratorit të një firme ndërtime në Tiranë i cili i kishte shitur personave të ndryshëm të njëjtin apartament. Sabri Shera është administrator i kompanisë "AA Construction shpk". Kallëzimi është bërë nga qytetarë që kanë blerë apartamente në pallatin e ndërtuar nga kompania e tij në Rrugën e Barrikadave në Tiranë. Fillimisht u ka premtuar kontrata sipërmarrje dhe u ka marrë shuma të mëdha parash për blerjen e apartamenteve përmes akteve noteriale. Të njëjtat apartamente ai i ka shitur sërish tek të tjerë, në disa raste edhe në persona të tretë. Shera, nuk është hera e parë që bie në pranga, për të njëjtat akuza është arrestuar edhe në vitin 2019.