Ndërtuesit e pallateve shpesh kanë shitur një apartament tek disa persona, duke nënshkruar vetëm me një kontratë noteriale.
Në këtë mënyrë është mashtruar edhe Artur Sadiku i cili ka blerë një apartament në zonën e Freskut, por kjo banesë i është dhënë më pas një personi tjetër.
Për këtë arsye, Arturi i është drejtuar Gjykatës, e cila ka vendosur që t’ia japë apartamentin, duke lëshuar edhe një urdhër ekzekutimi.
Por ky apartament sot është i zënë dhe Arturit i bën apel institucioneve që ti japin shtëpinë, për të cilën ka paguar 4.5 milionë lekë të reja.
“Në vitin 2010 kam blerë një shtëpi, këtu tek zona e Freskut, dhe kam derdhur edhe lekët sipas rregullit që vendosëm me pronarin. Pas 4 vitesh dhe unë nuk po gëzoj dot shtëpinë time sepse pronari ma ka shitur shtëpinë dhe ia ka dhënë dikujt tjetër. Kam fituar një urdhër gjykate me një urdhër ekzekutimi dhe tani konkretisht shtëpia është e zënë nga një person tjetër. Madje e ka dhënë edhe me qira” thotë Arturi.
Arturi jeton bashkë me familjen e tij me qira, ndërsa apartamenti që ka blerë disa vite më parë është dhënë me qira nga personi i cili e ka marrë pas tij. Madje ky person e ka kërcënuar atë, që të mos i afrohet pallatit.
‘Vajta tek përmbarimi dhe i pamë dokumentacionet. Vajtëm tek personi që më ka zënë shtëpinë, ai më del tani me hipotekë. Sesi është bërë kjo shtëpi me hipotekë e dinë më mirë ata vetë që kanë bërë matrapazllëqe. Tani unë po rri me qira, ndërkohë që shtëpia ime është dhënë me qira. Shtëpia që më takon rrin me qira unë rri rrugëve me tre kalamaj. Tani unë nuk e di më se ku të përplasem. Vij ke ky personi, ky më thotë mos mu afro tek shtëpia. Tani cfarë do bëj unë” shton ai.
Sipas tij mashtrimi nga ndërtuesi Pashk Meta ka vijuar prej vitesh, por tashmë duhet të përballet edhe me moszbatimin e vendimit të Gjykatës.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO