/ATSH/-Pas disa ditëve të mira që mbretëruan në vendin tonë, moti u ndryshua sërish.
E diela, gdhiu me reshje të shiut dhe borës, duke bërë kështu që të ulen edhe temperaturat.
Të dhënat e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, tregojnë po ashtu për këtë ndryshim.
IHMK ka parashikuar që sot do të mbajë mot i vranët dhe me reshje të herë pas hershme të shiut e vende vende këto reshje do të jenë të përziera edhe me borë, përderisa në viset malore do të bie vetëm borë.
Në raportin e IHMK-së thuhet se gjatë ditës së sotme do të fryj erë nga jugperëndimi dhe juglindja me shpejtësi 2-6m/s.
Temperaturat maksimale nuk do të pësojnë zbritje të ndjeshme, por që nga nata e së dielës dhe fillimi i javës së ardhshme këto temperatura do të shënojnë zbritje për 3C deri 4C celsius./KosovaPress/
/Shqiptarja.com