Konkretisht, në vendin e quajtur ''Pisha Flamur'', prej reshjeve të dendura të breshërit është krijuar një shtresë, e cila e ka bërë pothuajse të pamundur kalimin dhe ngjitjen e këtij aksi. Shërbimet e Policisë Rrugore ndodhen në akset më problematike, me qëllim sigurinë dhe ardhjen në ndihmë të qarkullimit të lëvizjes së mjeteve.
Gjithashtu, janë njoftuar edhe shërbimet e kompanisë së mirëmbajtjes së rrugëve për pastrimin e këtij aksi. Policia iu bën thirrje të gjithë udhëtarët, të cilët kanë intinerarë të kalojnë në aksin rrugor të Llogarasë të bëjnë kujdes gjatë qarkullimit dhe lëvizjes së tyre me mjet.
[gallery]24590[/gallery]
d.c./shqiptarja.com

FOTO











