ROMË - Ndeshja gjysmëfinale e Mastersit 1000 të Italisë midis Jannik Sinner dhe Daniil Medvedev u ndërpre mbrëmjen e të premtes në momentin kyç. Me rezultatin 4-2 në favor të italianit Sinner në setin e tretë, shiu përfshiu 'Foro Italico', duke penguar vazhdimin e ndeshjes.

Jannik (numri një në botë) e filloi fuqishëm sfidën dhe fitoi setin e parë 6-2, teksa rusi u përgjigj në të dytin duke fituar 5-7. Ndeshja shkoi në pushim dhe pas këtij momenti nisi një shi i rrëmbyeshëm që ndali sfidën për shumë minuta.

Më pas dy tenistët u rikthyen në fushë dhe Sinner e dërgoi epërsinë e setit të tretë në 3-1, para se të pësonte një lëndim në kofshë që e detyroi të merrtë një pushim mjekësor. Ndeshja rifilloi, por u ndal 4-2 për Sinner në setin e tretë për t'u shtyrë për sot në orën 15:00 pasi shiu rifilloi sërish.

Casper Ruud (mposhti 2-0 italianin Luciano Darderi) mund të buzëqeshë, pasi do të ketë disa orë më shumë pushim se rivali i tij në finalen e të dielës, qoftë Sinner apo Medvedev.

Jannik Sinner merr ndihmë mjekësore