ITALI, Romë - Numrit një të botës në tenis, Jannik Sinner iu deshën vetëm 1 orë e 32 minuta lojë për të fituar 2-0 (6-2, 6-4) me sete në çerekfinalen kundër rusit Andrey Rublev (vendi 14 në botë). Sinner tanimë është në gjysmëfinalen e 'Mastersit 1000' të Romës dhe në fazën e radhës do të përballet kundër fituesit të çiftit Landaluce - Medvedev. Ky sukses është i 32-ti radhazi për të në turnetë Masters, me perspektivën për ta dërguar shifrën në 34 nëse fiton turneun.
Sinner e nisi shkëlqyer ndeshjen, me Rublev që nuk pati asnjë shans. Italiani mori epërsinë 3-1 dhe iu përgjigj orvatjeve të rusit për të bërë mirë. Në fund Sinner mori një fitore 6-2 në setin e parë që zgjati 38 minuta.
Seti i dytë ishte më i rivalizuar, me rusin që tentoi të ngushtonte shifrat, por Sinner mori epërsinë 4-1 dhe më pas pati një moment pasigurie, diktuar kjo edhe nga rezultati. Megjithatë Sinner përdori 'armën' e shërbimeve të sakta për të fituar 6-4 pas 1 orë e 32 minuta lojë.
Tanimë në gjysmëfinale janë dy italianë, Sinner dhe Luciano Darderi, teksa shanset që në 'Italian Open' të kemi një finale tërësisht italiane ekzistojnë.
Komente








