Shiu lë në mëshirë të fatit Vasilikën
dhe djalin e saj, pa çati mbi kokë

Shiu lë në mëshirë të fatit Vasilikën<br />dhe djalin e saj, pa çati mbi kokë
Familja e Vasilika Ferracakut në fshatin Zhelizhan të Lushnjës prej ditësh jeton në qiell të hapur. Reshjet e ditëve të fundit e rrënuan plotësisht banesën ku Vasilika jeton me djalin e saj të vogël. Premtimet e pushtetit lokal për rikonstruksionin e banesës për këtë familje nuk u konkretizuan asnjëherë, ndaj apeli për ndihmë është e vetmja “armë” e kësaj familje.
 
Familja Ferracaku jetonte në kushte mjerimi, në një dhomë brenda një magazine. Por tashmë kur shënohet 21 tetor 2015, reshjet intensive të pak ditëve më parë kanë rrënuar edhe dhomën kur qëndronte Vasilika me djalin e mitur.
 
Një prej faqeve të murit është rrëzuar dhe tashmë familja jeton në qiell të hapur dhe në mëshirë të fatit, ndërsa dimri është në prag.
 
Vasilika Ferracaku dhe djali i saj prej kohësh jetojnë të vetëm, ndërsa kryefamiljari prej dy vitesh jeton në Sarandë. Varfëria dhe skamja janë ulur këmbëkryq në këtë familje...

lushnje ne qiell te hapur

lushnje ne qiell te hapur

lushnje ne qiell te hapur

lushnje ne qiell te hapur

Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos