Me nisjen e kësaj jave ka nisur zyrtarisht edhe dimri. Reshjet e shiut kanë nisur prej dy ditësh duke përfshirë qytetet kryesore të vendit, ndërsa në zonat malore nuk kanë munguar as reshjet e dëborës.
Instituti i Gjeoshkencave, Ujit dhe Mjedisit, IGJEUM ka publikuar ditën e sotme disa të dhëna lidhur me parashikimin e motit për ditën e sotme dhe nesër.
IGJEUM raporton se pasditja e sotme dhe paraditja e ditës së nesërme pritet që të ketë reshje intesive, sidomos në qarqet Vlorë, Gjirokastër, Shkodër dhe Kukës.
Qytetet e rrezikuara nga përmbytjet janë Vlora, Gjirokastra, dhe Elbasan.
Parashikimi i motit nga IGJEUM
RESHJET
Sot pasdite (e martë, dt.20) dhe deri në orët e para të ditës së nesërme (e mërkurë, dt.21) priten reshje intensive, deri lokalisht shumë intensive në qarqet Vlorë, Gjirokastër, Shkodër dhe Kukës (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Në zona të kufizuara të qarqeve, reshjet do të jenë në formë shtrëngatë, më të mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre).
Mundësi për përmbytje të lokalizuara nga përrenjtë dhe lumenjtë e vegjël ose në zona urbane, kryesisht përgjatë fundit të ditës së sotme dhe pjesës së parë të ditës së nesërme në qarqet Vlorë, Gjirokastër dhe Elbasan. Mundësi për rrëshqitje të tokës në qarqet Vlorë, Gjirokastër, Elbasan dhe Berat.
TEMPERATURAT
Nesër (e mërkurë, dt.21) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 13 / 16 °C
në vendet e ulëta: 12 / 17 °C
në vendet malore: 7 / 12 °C
ERA
Sot pasdite (e martë, dt.20) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, për momente të shkurtra deri e fortë. Ndërsa nesër (e mërkurë, dt.21) era pritet të fryjë e lehtë.