Shiu më i dendur në 60 vjet
Humbin jetën 37 persona në Pekin

Shiu më i dendur në 60 vjet <br />Humbin jetën 37 persona në Pekin
Një stuhi e rëndë shiu, më e rënda e gjashtë dekadave te fundit ka mbuluar kryeqytetin kinez duke vrarë të paktën 37 persona, përmbytur rrugë dhe ka bllokuar rreth 80,000 persona në aeroportin kryesor të vendit, kështu raportuan mediat lokale si dhe zyrtarë të vendit.

Stuhia nisi të shtunën pasdite dhe ka vazhduar deri në orët e vona të natës, duke përmbytur pjesën më të madhe të rrugëve si dhe duke shkaktuar dëmtime në rrymën elektrike.

Qeveria e qytetit të Pekinit raportoi të paktën 37 persona të vdekur, ndër to 25 të mbytur, gjashtë prej tyre të zënë poshtë shtëpive të shembura, pesë të tjerë humbën jetën si pasojë e rrymës elektrike ndërsa një person u godit nga rrufeja.

Më shumë se 500 fluturime u anulluan në aeroportin kombëtarë të Pekinit.
"Sistemi i metrosë ka qenë kryesisht paprekur nga përmbytjet, por po mbushet me njerëz të dëshpëruar për vajtur në në shtëpi të cilët nuk janë në gjëndje të përdorin makinat, autobuzat ose taksitë, thuhet në mediat e Pekinit.

Sipas agjensisë së lajmeve kinezë Xinhua, qyteti ka patur rreth 170 mm rreshje mbi mesataren, ndërsa në pjesën perëndimore të Pekinit në vendin e quajtur Fangshan, rreshjet arriten 460 mm.

Qeveria e vendit deklaroi në faqen e saj zyrtare (www.beijing.gov.cn) se po punon për të rikthyer gjëndjen e metropolit sërisht në vend dhe paralajmëroi njerëzit që të përgatiten për mot të keq të mëtejshëm.

"Parashikuesit e motit thonë se nga fundi i korrikut deri në fillim të shtatorit, në vend do të ketë sërisht përmbytje, të cilat mund të jenë në shkallë më të lartë, shoqëruar edhe nga stuhi të rënda," thuhet në faqen zyrtare të qeverisë.

Shumë njerëz postuan foto dramatike të stuhisë në mikroblogun Sina Weibo. Ndërsa disa të tjerë u ankuan për faktin se qyteti duhet të kishte qenë i përgatitur, sidomos pasi qeveria kishte paralajmëruar ardhjen e stuhive të rënda.

"Ishte parashikuar më herët që Pekini do të kishte shi, kështu që përse nuk u përgatitën në kohë pompat e uji si dhe objektet e tjera?" shkruante një përdorues në blog.

Sipas indeksit zyrtarë të ndotjes, i cili kishte paraqitur një përqindje të lartë të ajrit të ndotur në vend, kjo përqindje pësoi rënie të menjëhershëm ditën e dielë duke shënuar vlera pozitive me ajër të pastër.

(ed.ka/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai