Bukuroshja 20 vjeçare po kalon një përiudhë mjaft të suksesshme në botën e modelingut.

Pas suksesit të një viti më parë në “IMG Models” ku shpall edhe modelja e vitit, Hadid vijon të mahnisë fansat me format e saja të mrekullueshme.

Këtë të hënë ajo ka ndarë me fansat një “selfie” në Instagram ku shfaqet përpara një pasqyre e veshur me rroba banjo lëkure me shkëlqim dhe një pal çizme të gjata deri tek gjunjët.

Në një përshkrim për foton ajo ka shkruajtur shprehjen e njohur “still goin” që me pak fjalë nënkupton në formë të shkëlqyer.

Ulur në karrige, modelja amerikane e ndjekur nga mbi 11 milionë persona, shfaqet duke mbajtur duart tek kaçurrelat e saja ku mbi tavolinë ka të vendosur një manekin shumë të ngjashme me të.

E motra e Gigi Hadid, sapo është kthyer nga Parisi ku ka promovuar linjën e saj më të re të veshjeve në javën e modës në kryeqytetin francez.

[gallery]21446[/gallery]

Redaksia Online
K.M/Shqiptarja.com