I kontaktuar nga gazeta Shqiptarja.com, deputeti i Qarkut të Dibrës Shkëlqim Cani, i cili qarkullon si emër për ministër të Financave, shprehet se ende nuk është diskutuar në parti dhe strukturat e saj ndarja e mandatit mes deputetëve dhe ministrave.
“Është diçka relative ndarja e postit ministër-deputetët. E kam dëgjuar muaj më parë para se të fitonim zgjedhjet. Ende nuk është diskutuar për këtë. Nuk kemi ende asnjë qëndrim lidhur me emrat e ministrave të rinj, është ende herët për këtë”, shprehet Cani.
Kjo tezë, e cila do të sillte dhe emra të tjerë në listat për deputet nga PS apo dhe LSI është thënë nga vetë lideri i së majtës, Edi Rama. “Ministrat do zgjidhen mes deputetëve, por me marrjen e mandati të ministrit heqin dorë nga mandati i deputetit. Ato do jenë figura politike, që janë pjesë e skuadrës sonë të Rilindjes”, ka thënë Rama
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 04.07.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)