Sipas Berishës, deklaratat e Doshit se Rama është mosmirënjohës dhe bukëshkalë, janë konstatime të vonuara dhe “virtytet” e vërteta të kryeministrit Rama.
“Si mund ta shpetojme Ramen nga pengmarrja e Tomes? Tome Doshi deklaroi sot se Rama eshte mosmirenjohes dhe bukeshkale. Deri ketu nuk na cudit as konstatimi, as vonesa e konstatuesit per te kuptuar "virtytet" e Rames. Por deklarata e dyte lidhej me te verteta, qe do trondisin themelet e mazhorances. Sado me rezerva ta marresh kete kercenim, stili, thelbi dhe personi qe e leshon, te bejne te mendosh qe kryeministri eshte peng i gjerave dritheruese qe di Toma. Gjeja behet me serioze po te kemi parasysh se nuk behet fjale per nje mardhenie Rame - Tome por kryeminister - Tome, qe do te thote se Toma nuk mban peng vetem kryeministrin, por per shkak te funksionit dhe "fuqive" te tij, ai mban peng shoqerine. Menyra me e mire per te shpetuar Ramen,kryeministrin dhe veten nga pengmarrja eshte te ndajme te parin nga i dyti. Ne kete menyre mbase as Tomes nuk do i hyjne me ne pune, ato qe di per Ramen dhe do e lere dhe ate te qete.” shkruan Shkëlzen Berisha
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)