Të blesh 2 milionë paund me 30 mijë paund nuk është një gjë që ndodh përditë dhe sigursht që më shumë se aftësi kërkon fat.
Kjo i ka ndodhur Nick Mead, 55 vjeç i cili bleu për 30 mijë paund një tank në eBay.
Gjatë kontrollit të tankut me mikun e tij mekanik Todd Chamberlain ata zbuluan disa shufra floriri që arrijnë vlerën 2 milionë paundëve.
“Nuk dinim çfarë të bënim. Nuk mund të gjeje një sasi aq të madhe floriri dhe të mos ngrije dyshime ndaj njoftuam policinë”, është shprehur Nick.
Ai ka një koleksion impresiunues me 150 automjete ushtarake në fermën e tij në Helmdon, Northamptonshire, Britani.
Dyshja besojnë se floriri është plaçkitur nga ushtarët irakienë në Kuvajt gjatë luftës në fillim të viteve 1990.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com