Një shkëndijë elektrike ka alarmuar ditën e sotme Bashkinë e Gjirokastrës. Report Tv mësoi se shkëndija elektrike është shkaktuar në ambientet e bashkisë, duke vënë në panik punonjësit. Këta të fundit kanë lënë menjëherë ambientet e bashkisë, duke dalë jashtë.