Shkëndija rikthen Shpëtim Duron

Shkëndija rikthen Shpëtim Duron
Shpëtim Duro rikthehet në bankinën e Shkëndijës një vit pasi u largua drejt Partizanit. Shkëndija dhe tekniku shqiptar kanë arritur marrëveshje për bashkëpunim 2- vjeçar.
 
Strategu shqiptar Shpëtim Duro është emëruar shef i ri i stafit teknik të KF Shkëndija të Tetovës. Ai rikthehet në bankinën ‘kuqezi’ saktësisht 12 muaj pas largimit drejt Partizanit të Tiranës, pasi ndihmoi të kuqtë të kapnin pjesëmarrjen në Evropë.
 
Nëse një vit më parë la ekipin para ndeshjeve evropiane, tani kthehet pikërisht në pritje të tyre, duke u besuar të vazhdojë misionin e tij të lënë përkohësisht 12-të muajt e fundit.
 
Trajneri Duro skuadrës pritet t’i bashkohet të hënën direkt në përgatitjet në Slloveni, kur edhe do të firmoset zyrtarisht kontrata dhe më pas do të bëhet prezantimi i tij.

shpetim duro
d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën